Aktivitetet e zhvilluara në shkollë
Ajo që e bën këtë shkollë shumë të veçantë nga të tjerat është fakti që në aktivitetet dhe veprimtaritë që zhvillohen në këtë shkollë, kemi një pjesëmarrje dhe një interes të lartë nga nxënësit. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin për të krijuar veprimtari argëtuese por edhe edukative e ka bërë këtë shkollë një qendër të vërtetë bashkëpunimi që gjithashtu ka sjellë rezultate shumë të mira në emrin e saj.
Në tërësinë e gjithë veprimtarive që zhvillohen në këtë institucion arsimor, ne mund t’i ndajmë aktivitetet si ato të përvitshme dhe ato të reja, të cilat gjithashtu kanë qenë shumë të veçanta dhe argëtuese. Te aktivitetet e përvitshme mund të përmendim: panairin e ushqimit, aktivitetet që zhvillohen për Ditën e Mësuesit dhe Nënës, për Ditën e Flamurit, për fundvit etj.
Në aktivitetet e reja dhe të veçanta mund të përmendim pa dyshim aktivitetin e madh të organizuar nga nxënës, mësues e prindër: “Pranverë në Niket”, një organizim i shkëlqyer dhe i madh i cili u pëlqye nga të gjithë spektatorët e saj. Një aktivitet tjetër shumë i veçantë i organizuar së fundmi është aktiviteti me kafshët shtëpiake “Miqtë tanë”, ku nxënësit sollën kafshët e tyre shtëpiake për të organizuar një mini-paradë.
Shkolla “Niket Dardani” është shumë e përfshirë edhe në veprimtari sportive e kulturore, e cila bën nxënësit bashkë dhe i edukon ata në të gjitha aspektet. Janë pikërisht këto aktivitete që bëjnë bashkë të gjithë për të sjellë një produkt final dhe fantastik.
Comments