Posts

Fjalët që po humbasim – Një pasuri gjuhësore në rrezik

Image
Gjuha shqipe është një nga pasuritë më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar. Ajo ka evoluar ndër shekuj, duke mbartur brenda vetes historinë, kulturën dhe botëkuptimin e shqiptarëve. Përmes fjalëve, brez pas brezi, janë trashëguar jo vetëm mënyrat e të folurit, por edhe vlerat, traditat dhe mënyrat e të menduarit. Megjithatë, në dekadat e fundit, gjuha jonë po përballet me një sfidë të madhe: shumë fjalë të vjetra shqipe po dalin nga përdorimi, duke u zëvendësuar nga terma të huazuar, kryesisht nga anglishtja, italishtja apo gjuhë të tjera. Ky fenomen nuk është thjesht një ndryshim gjuhësor i zakonshëm, por një shenjë e një transformimi më të thellë kulturor dhe shoqëror. Në botën moderne, ndikimi i huazimeve është i pashmangshëm. Të jetuarit në një epokë të globalizuar, ku informacioni dhe kultura e vendeve të ndryshme shpërndahet me një ritëm të shpejtë, ka bërë që shumë fjalë të reja të hyjnë në gjuhën shqipe. Një pjesë e tyre janë të nevojshme për të përshkruar koncepte bas...

Aktivitetet e zhvilluara në shkollë

Image
 Shkolla “Niket Dardani” është një shkollë që organizon shumë aktivitete të të gjitha llojeve duke përfshirë shumë nxënës të saj. Duke filluar nga aktivitetet sportive e deri te ato kulturore, shkolla jonë është vlerësuar dhe lavdëruar për shumëllojshmërinë e aktiviteteve që organizon. Ajo që e bën këtë shkollë shumë të veçantë nga të tjerat është fakti që në aktivitetet dhe veprimtaritë që zhvillohen në këtë shkollë, kemi një pjesëmarrje dhe një interes të lartë nga nxënësit. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin për të krijuar veprimtari argëtuese por edhe edukative e ka bërë këtë shkollë një qendër të vërtetë bashkëpunimi që gjithashtu ka sjellë rezultate shumë të mira në emrin e saj. Në tërësinë e gjithë veprimtarive që zhvillohen në këtë institucion arsimor, ne mund t’i ndajmë aktivitetet si ato të përvitshme dhe ato të reja, të cilat gjithashtu kanë qenë shumë të veçanta dhe argëtuese. Te aktivitetet e përvitshme mund të përmendim: panairin e ushqimit, aktivitetet që zhvillohen pë...